Mëngjesin e sotëm 29-vjeçari XH.K është hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
29-vjeçari ishte i prekur nga koronavirus dhe po merrte trajtim, ndërsa në një reagim spitali “Shefqet Ndroqi” njoftoi se gjendja e të riut ishte e stabilizuar.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se familja, babai, nëna dhe gjyshja e të riut kishin rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ishin vetëizoluar.
Lexo edhe: E rëndë, 29 vjeçari i infektuar me Covid hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”
Sakaq nuk dihet burimi se ku janë infektuar, ndërsa mësohet se e ëma e djalit është stiliste dhe babai kryetar i një njësie administrative në Durrës. /abcnews.al