Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, pasi një efektive policie u vetëvra.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”. Efektivja, shtetasja Aldorjana Loshi 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, është vetëvrarë në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/