Vetëvrasja e biznesmenit grek, zbulohet letra e dytë që la për vëllain

schedule14:32 - 23 Qershor, 2021

schedule 14:32 - 23 Qershor, 2021

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi banorët e Glyka Nera në Greqi pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj.

Biznesmeni Stavros Dogiakis, u gjet i vdekur në pyll, ndërsa prej së dielës ai ishte deklaruar i zhdukur nga familjarët. Sipas të dhënave të para nga ekspertiza, biznesmeni është vetëvrarë me armë zjarri.

53-vjeçari  u gjet i vrarë në makinën e tij “Smart”. Mediat greke raportojnë se pranë trupit të viktimës është gjetur një letër e dytë, pas asaj që kishte lënë në shtëpi për vëllain, shkruan abcnews.al.

Shënimi i dytë i gjetur në makinë, raporti mjekoligjor që flet për vetëvrasjen dhe dëshmitë e të afërmve dhe miqve për gjendjen psikologjike të pronarit të tavernës “Kritikos”, janë të dhënat e reja në hetimin e çështjes.

Në letrën e dytë ai i kërkonte falje vëllait për shqetësimet që i kishte sjellë. Ndërsa po ashtu edhe të parën ai e bënte të vëllanë trashëgimtarë të pasurisë që ka.

Me këto të dhëna dhe dëshmitë e të afërmve dhe miqve, hetuesit po përpiqen të zbulojnë se cili ishte motivi që e çoi Stavros Dogias t’i jepte fund jetës. Sipas të dhënave, ai e ka qëlluar fillimisht veten me një plumb në zemër dhe më pas në kokë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!