Vetëvrasja e adoleshentëve në Gjirokastër/ Karamuço: Policia po heton disa sekte fetare që operojnë në zonë

schedule08:43 - 25 Prill, 2025

schedule 08:43 - 25 Prill, 2025

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se po hetohet në lidhje me vetëvrasjet e dy adoleshentëve në Gjirokastër.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Karamuço u shpreh se policia po heton disa sekte fetare që operojnë në zonë.

“Format e sekteve fetare që nuk e lexojnë si duhet sektet kanonike, dhe inspirokan vetëvrasjet si mënyrë zgjidhje. Prokuroria po heton, po sheh celularët. U tregova skeptik, nuk ka informacion zyrtar. Është një nga pistat, nuk themi se ndodhi kështu”, theksoi ndër të tjera, profesori i kriminalistikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!