Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës, pasi e kishin bullizuar duke i hapur një faqe denigruese në rrjetin social “Tik Tok”. Bedrie Loka la pas katër fëmijë.
Policia sqaron se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja Bedrie Loka ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.
Për kallzimin e bërë në dhjetor 2022, Policia njofton se ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori.
“Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja Bederie Loka, për këtë rast”, thuhet në njoftim.
Sakaq në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:
Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja Bedrie Loka, 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.
Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja Bedrie Loka. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.
Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja Bederie Loka, për këtë rast.
Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases Bedrie Loka.
/abcnews.al/