Eksperti për çështjet ndërkombëtare Ledion Krisafi në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për zgjedhjet presidenciale që po mbahen këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut. Duke analizuar situatën e deritanishme, Krisafi foli edhe për kandidatët shqiptarë, të cilët janë në garë të ndarë.
Ai u shpreh se në këtë mënyrë po i prishin punë njëri-tjetrit, dhe se nëse do të kishin të bashkuar atëherë do të kishte një arritje historike.
“Duket sikur po bëjnë garë me njëri tjetrin dhe jo për president të Maqedonisë. Po të kishin qenë bashkë do të arrihej një rezultat historik. Kjo situatë vjen edhe për shkak të rivaliteteve lokale. Zoti Taravari kam përshtypjen se do të marrë më pak vota se zoti Osmani dhe duke e ditur këtë nuk kishte përse të ishin të ndarë. Po ashtu edhe ndërhyrja e Vetëvendosja ka sjellë edhe më shumë përçarje. Duke dalë në këtë mënyrë thjesht këta kandidatë po i prishin punë njëri tjetrit. Sipas sondazheve kandidatja e VMRO ishte përpara. Këtë herë besoj se do të ketë një shkuarje drejt VMRO/DPMNE”, tha ai.
/abcnews.al/