Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vetëvendosja humb Prishtinën/ Minxhozi: Dy beteja të humbura për Kurtin, zgjedhjet e parakohshme do sjellin surpriza

schedule21:13 - 9 Nëntor, 2025

schedule 21:13 - 9 Nëntor, 2025

Përparim Rama prin bindshëm në Prishtinë, duke lënë pas kandidatin e Vetëvendosjes Hajrulla Çeko.

Analisti politik Skënder Minxhozi komentoi për ABC Neës zgjedhjet e mbajtura në Kosovë në 18 komunat e tij. Minxhozi tha se Kurti gjatë këtij viti kalendarik pati dy beteja të humbura, atë të krijimit të qeverisë ndonëse fitoi zgjedhjet, si dhe humbjen e komunës kryesore.

“Kurti ka rënë edhe tani që flasim u investua me emrin e tij dhe nuk krijoi kabinetin. Partia e Kurtit është forca më e fuqishme, por nuk krijon dot qeverinë pa një parti tjetër në koalicion. Kurti i shkurtit humbi 9 mandate, së dyti optika e këtyre zgjedhjeve u detyrua të bashkëjetoj me një krizë kombëtare.

Këto lokale u influencuan nga vakumi i vendorit dhe do të jetë një goditje për Vetëvendosjen. Zgjedhjet e Prishtinës kanë pasur një rezonancë më pak lokale se kurrë më parë. Humbësi nuk fitoi dot as një qeveri Kurti 3, as një komunë kryesore dhe janë dy beteja të humbura në një vit kalendarik. Kjo është paradhoma më e padëshirueshme për Kurtin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Minxhozi e cilësoi ndër të tjera votuesin në Kosovë si elastik dhe një audiencë që ‘mban shënim’ ndaj zhvillimeve politike dhe që do të sjelli surpriza në zgjedhjet e parakohshme.

“Një elektorat i mençur dhe elastik si ai në Kosovë që ka shkarkuar kryeministra, gjykatat kanë hequr president, jeta politike ka qenë më fleksibël dhe në këtë sens pas xhamit të televizorit është një publik që mban shënim dhe mund të jap efekte surprizë nëse në Kosovë mbahen zgjedhje të parakohshme.”, tha Minxhozi. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!