Mesfushori 37-vjeçar i Liverpool, James Milner, do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Milner në fund të sezonit do të përfundojë kontratën me klubin e kuq të Liverpool dhe do të bashkohet me parametra zero me skuadrën e Brighton, në Premier League. Thuhet gjithashtu se të dyja palët kanë rënë dakort për një kontratë deri në qershor të vitit 2024, pra për një sezon.
Këtë lajm e ka kofirmuar edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me të. Ai e di shumë mirë se sa shumë e vlerësoj, është vendimi i tij. Asgjë pozitive nuk do të kishte ndodhur për 7 vite e gjysmë po të mos kishte qenë James Milner”, deklaroi trajneri gjerman.
Milner u transferua te Liverpool në 1 korrik të vitit 2015 nga skuadra e Manchester City. Që atëherë, Milner ka luajtur 328 ndeshje për Liverpool, duke shënuar 26 gola dhe duke asistuar 46 herë./ h.ll/abcnews.al
Brighton are set to sign James Milner, here we go — the final proposal and all the clauses have been accepted. Deal will be valid until June 2024. ????????? #BHAFC
Milner will join Brighton on free transfer from Liverpool; second signing imminent after João Pedro deal completed. pic.twitter.com/L0QN7e8ZyE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 5, 2023