Veteranët shqiptarë me medalje në Ballkaniadën e atletikës në Slloveni

schedule20:17 - 30 Shtator, 2018

schedule 20:17 - 30 Shtator, 2018

Shqipëria fitoi tre medalje ballkanike për veteranë. Kjo në atë që njihet si “mbretëresha e sporteve”, në atletikë.

Atletika shqiptare nuk kalon ditët e saj më të mira, por gjithsesi, individë të spikatur ka.

Jo vetëm për të rriturit, ku veçohen Luiza Gega e Izmir Smajlaj, por të dalluar janë edhe disa nga veteranët.

Tre prej tyre morën pjesë me sukses në Kampionatin Ballkanik në Celje të Sllovenisë, ditët e fundit të Shtatorit, duke u kthyer me medalje.

Veçohet sidomos vrapuesi Nexhat Xhemalçe, i cili fitoi medalje ari në garën e gjysmë maratonës për moshat mbi 80 vjeç.

Xhemalçe, po ashtu fitoi një tjetër medalje, atë të argjendit, në garën e 5.000 metrave po për moshën mbi 80 vjeç.

Rudin Bektashi mori pjesë në 100 metra dhe në kërcim së gjati në moshën mbi 45 vjeç, duke dalë i treti në kërcim së gjati, e duke marrë medalje bronzi.

Veteran tjetër, Ilir Karanxha, u rendit i pesti në 5.000 m për moshen mbi 65 vjeç.

Pjesëmarrja ishte e lartë me rreth 1.000 atletë nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Mali I Zi, Rumania, Turqia madje edhe Moldova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!