Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veteranët protestojnë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, Hasani: Beteja me drejtësinë do të fitohet

schedule11:03 - 7 Gusht, 2025

schedule 11:03 - 7 Gusht, 2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur një protestë që do të mbahet sot në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar, siç pretendojnë ata, padrejtësitë që po u bëhen ish-drejtuesve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale.

Në lidhje me protestën është shprehur edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili gjatë një prononcimi të mërkurën mbrëma për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova u shpreh se beson që beteja me drejtësinë do të fitohet, pavarësisht sfidave.

“Unë besoj se atje ne duhet ta fitojmë betejën me çdo çmim, pavarësisht pengesave e rrethanave që vijnë e që na prekin çdo ditë. Ajo betejë, lufta e UÇK-së, tani është kthyer në një betejë politike me drejtësinë atje, dhe ajo do të fitohet”,  u shpreh Hasani.

Ai theksoi se tashmë ka një mobilizim më të madh të njerëzve dhe një ndryshim të qasjes në raportet ndërkombëtare.

“Po e shoh që Shqipëria është shumë e angazhuar në këtë drejtim, po ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni, drejtuesit politikë atje janë të angazhuar. Edhe këtu ka mjaft nga Aleanca, por edhe nga LDK që përfaqësojnë këtë çështje në takime me diplomatë të ndryshëm, për mbrojtjen e luftës dhe kundërshtimin e padrejtësive që po ndodhin”,  tha ndër të tjera deputeti i PDK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!