Vetëplagoset me armë në banesë 15 vjeçari në Peqin

schedule21:10 - 19 Nëntor, 2018

schedule 21:10 - 19 Nëntor, 2018

Një 15  vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri nga pakujdesia në Peqin. Policia njofton se ngjarja ndodhi në banesën e djalit në fshatin Bicaj. Adoleshenti është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve në momentin e vetëplagosjes G.B., ka qënë në banesën e tij i shoqëruar nga dy kushërinjtë e mitur, pasi prindërit ndodheshin jashtë shtetit. Mësohet se dy kushërinjtë po merren në pyetje në prani psikologes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin  ngjarjes. /abcnews.al