Vetëplagoset me armë 43-vjeçari në Vlorë

schedule07:21 - 14 Qershor, 2022

schedule 07:21 - 14 Qershor, 2022

Një 43-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja nga ndodhur në fshatin Babicë e Madhe. A. D., 43 vjeç, dyshohet se është vetëplafosur me armë gjahur, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, 43-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2022, në fshatin “Babicë e Madhe”, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi A. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!