Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vetëm pak orë nga performanca emocionuese në Festival, Elsa Lila kthehet në kryefjalën e mediave

schedule08:29 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 08:29 - 21 Dhjetor, 2022

Këngëtarja e njohur, Elsa Lila u rikthye mbrëmjen e djeshme, pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH-së. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj.  Këtë këngë e ka shkruar dhe kompozuar vetë Elsa, me të cilën i emocionoi të gjithë në Pallatin e Kongreseve.

Këngëtarja i rrënqethi spektatorët, duke rrëmbyer duartrokitjet e shumta të publikut. Ajo spikati me zërin, interpretimin dhe pamjen e saj të thjeshtë dhe të bukur. Sakaq, për vetëm pak orë është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, ku është komentuar pafund për performancën e saj.



Kujtojmë që Elsa gjithashtu u rikthye në muzikë, pas arrestimit të bujshmë në Itali, ku ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë. Elsa u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!