Në të dhënat më të fundit nga KQZ vetëm pak minuta para mbylljes së procesit të votimit pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka shkuar në 45.41 %.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat dhe bëhet me dije se këto të dhëna janë në bazë të atyre që janë raportuar nga 1879 qendra votimi nga 5199 që janë në të gjithë vendin.
Ndërkohë tashmë Tirana është qarku i parë që ka dhe shifrën më të lartë të qytetarëve të dalë në zgjedhje deri më tani, duke u ndjekur nga Dibra. Ndërkohë qarqet që kanë numrin më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje vijojnë të Jenë Vlora dhe Shkodra.
Ndërkohë në të gjithë vendin përveç disa incidenteve të shënuara në Berat, Elbasan, Tropojë dhe në Korçë, në përgjithësi procesi ka qenë i qetë dhe pa probleme.e.su./abcnews.al