Vetëm një vrasje në janar, eksperti: Duhet bërë më shumë nga korrupsioni, po ndjehet fuqia e shtetit

schedule11:45 - 23 Janar, 2023

schedule 11:45 - 23 Janar, 2023

Eksperti Ervin Karamuço, i ftuar në studion e “Tirana Live” në ABC Neës ka folur në lidhje me arrestimet që pritet të ndodhin në muajin shkurt.

Karamuço u shpreh se  normalisht që do të ketë arresitime, por pritet që të bëhet më shumë nga SPAK në lidhje me korrupsionin pasi deri më tani ka pasur arrestime nga krimi i organizuar.

Në lidhje me rrokadën në polici, eksperti u shpreh se kjo pritej dhe do ndodhë në të gjihë vendin edhe në kuadër të zgjedhjeve për rritjen e sigurisë.

Ndër të tjera Karamuço përmundi edhe një statistikë interesante ku tha se gjatë maujit janar ka ndodhur vetëm një vrasje dhe kjo tregon se ndjehet prezenca e shtetit.

Pjesë nga biseda në studio:

Arrestime në Shkurt?

Normal që do të ketë. Më shumë kemi arrestime nga Krimi i Organizuar, por  duhet edhe nga korrupsioni, pritshmëritë janë të larta, por deri më tani sësht bërë asgjë.

Rokadë në Policinë e Shtetit?

Është lëvizja e dytë, sigurisht do vinte pas lëvizjes së parë, në bazë të analizësh së rezultatave, mund të kalojnë në një vend ku mund ta japë më mirë.

 Në prag të zjgedhjeve duhet të shtohet siguria. Unë prisja të ndodhte pak më vonë. Kjo do të vazhdojë në të gjithë vendin.

Mund të bëhet në kuadër të 100 ditëve?

100 ditët kanë kaluar. Jemi në javën e fundit të janarit dhe kemi vetëm një vrasje. Parametrat janë shumë të mirë.

Kjo edhe falë punës së bërë nga policia por edhe faktorëve të tjerë. Sic janë lëvizjet demografike, frika nga struktura e posaçme. Kanë filluar ta ndiejnë trysninë e shtetit. Atentatet zgjedhin t’i bëjnë në një vend tjetër. Agur i mirë.

Polici që tentoi të fuste drogë në Korcë?

Ka pasur tentativa të vazhdueshme jo vetëm nga policet po edhe familjarët.

Polici i ka kuptuar që duke patur autoritetin mund ta këtë të lehtë, po kontrollet janë kontrolle.r.t/abcnew.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!