Në pesë ligat më të forta të futbollit në Europë ka mbetur vetëm një klub që nuk ka pësuar ende asnjë humbje.
Ky është PSG. Më parë, Napoli ishte në mesin e të pamposhturve, por në ndeshjen finale të javës së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, skuadra e Luciano Spallettit u mposht nga Liverpool me rezultat 2:0.
PSG ka 15 fitore dhe katër barazime në 19 ndeshje këtë sezon.
Të mërkurën, më 2 nëntor, ekipi i Christophe Galtier do të takohet me Juventus në javën e 6 të fazës së grupeve të Champions League. /G.D abcnews.al/