Gjatë 24 orëve të fundit policia e Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës ka patur një aksion për arrestimin e personave të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në këtë aksion, janë arrestuar gjithsej 6 persona mes tyre edhe 1 i mitur. 2 prej të arrestuarve janë arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.
Njoftimi i Policisë:
Në Mallakastër:
Kundërshton me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.H, 28 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qëndër të fshatit Fratar, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në Fier:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin:
S.M., 62 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarrë dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
H.M., 55 vjeç, banues në Patos.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 11.09.2019, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.G., 51 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.G., 44 vjeçe.
Në Lushnje:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.M, 30 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizile dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases K.M, 20 vjeçe.
Në Divjakë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Drejtimi i automjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin A.Xh, 18 vjeç, banues në Lushnje.
Ky shtetas në datën 04.11.2019 ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin N.P, 88 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin B.A, 16 vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”./abcnews.al