Vetëm, mes të gjithëve dhe gjithçkaje, sonte në 21:00 “Refleksione” në “ABC” me Grida Dumën

schedule11:10 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:10 - 15 Dhjetor, 2020

Surprizat nuk kanë të mbaruar në “ABC”. Këtë të martë në orën 21:00 starton emisioni më i ri, “Refleksione”. Mes të gjithëve, mes gjithçkaje, mendim, perceptim, meditim, përsiatje, rrëfim.

Vetëm për vetëm. Përballë teje. Kështu do të vendosen personazhet në studion e emisionit “Refleksione”. Këtë të martë do të jetë e ftuar në emision ish-deputetja demokrate Grida Duma.

Ndryshe nga të tjerët ky emision nuk ka prezantues, vetëm i ftuari vendoset përballë, rrethohet me pamje që projektohen nga të gjitha anët për të cilat jep mendimin e tij.

Ka edhe ngacmime dhe personazhe që flasin ku i ftuari do të japë një përjetim dhe koment. Emisioni do të transmetohet cdo të martë në 21:00 në “ABC”./ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!