Lëkura çdo ditë “sulmohet” nga faktorë të jashtëm, siç janë, pluhuri, dielli apo i ftohti, të cilët e bëjnë atë të duket e lodhur dhe në shumë raste e vjetër.
Kjo është arsyeja pse kujdesi i përditshëm i lëkurës është thelbësor. Por nuk është e nevojshme të harxhoni shumë para. Ju mund ta mbroni atë me lehtësi me produkte që gjenden në kuzhinën tuaj. Dhe një prej tyre është mjalti i mrekullueshëm, i cili mund të veprojë si një maskë fytyre, me rezultate mbresëlënëse.
Ja çfarë duhet të bëni:
Merrni një lugë mjaltë dhe ngroheni duke e fërkuar me gishta.
Përhapeni atë në të gjithë fytyrën tuaj.
Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë, duke bërë lëvizje të buta.
Pastroni fytyrën tuaj me një peshqir të thatë dhe të butë, duke bërë gjithashtu lëvizje të butë. Dhe asnjë fërkim.
Bëni këtë maskë shtëpie për fytyrën një herë në javë. l.k/abcnews.al