Vetëm Laçi nuk ndryshon, formacionet në derbi dhe në Ballsh

schedule16:13 - 20 Qershor, 2020

schedule 16:13 - 20 Qershor, 2020

Tre ndeshje prej orës 17:00. Superiorja mbyll sot javën e 30-të, ndërkohë që janë mësuar edhe rreshtimet e skuadrave në Laç dhe Ballsh.

Laçi nuk ndryshon asgjë nga ndeshja e fundit me Skënderbeun. Vijon të mungojë ende Nwabueze i dëmtuar dhe Greca luan në sulm. Te Kukësi rikthehet titullar Musolli dhe Ethemi spostohet në krah të sulmit, për shkak të problemeve të Gavazajt.

LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Teco, Greca. Trajner: Armando Cungu.
KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi

Bylisi nuk ka Qardakun dhe Mëllugjën, të dy të pezulluar dhe Dovedan ka zgjedhur Janku për mesfushën, kurse në sulm luan sërish Bajramaj, i mbështetur nga Hadroj dhe Mozzone. Korçarët gjejnë Jashanicën, i cili mungonte për shkak të një dëmtimi kundër Laçit. Mungon Dita i pezulluar dhe në mesfushë luan Mara. Sulmi është ai i zakonshmi.

BYLISI: Hidi, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Ndreca, Janku, Ujka, Murataj, Hadroj, Mozzone, Bajramaj. Trajner: Veljko Dovedan
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Elezi, Mara, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!