Neymar dhe PSG pritet të vijojnë bashkëpunimin. Braziliani, duke para pamundësinë që Barcelona ta rikthejë në La Liga, prej kohësh kishte nisur të shfaqte shenja dashurie ndaj kampionëve të Francës.
Madje, sikurse kishin raportuar mediat më parë, ai ishte gati të nënshkruante me të njëjtën pagë. Marcelo Bechler raporton se rinovimi i Neymar me PSG do të konkretizohet brenda kësaj jave. Në një postim në “Twitter” ai shkruan:
Neymar muito perto de renovar com o PSG. Passos já foram dados e acerto está bem encaminhado.
Poderia ser oficial (ainda que o PSG ou o jogador não anunciem, por estratégia), essa semana. @TNTSportsBR https://t.co/P4QuUJT4Zr
— Marcelo Bechler (@marcelobechler) February 2, 2021
“Neymar është shumë afër rinovimit me PSG-në. Hapat janë ndërmarrë tashme dhe marrëveshja është drejt konkretizimit. Mund të jetë zyrtare këtë javë, edhe pse PSG nuk e njofton për shkak të strategjisë së zgjedhur”. /abcnews.al

