Vetëm dy pikë pas 4 ndeshjesh, Skënder Gega jep dorëheqjen nga Kukësi

schedule16:44 - 10 Shtator, 2022

schedule 16:44 - 10 Shtator, 2022

Kukësi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të tij këtë sezon, pasi në 4 ndeshje verilindorët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë, duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim.

Skënder Gega në këtë mënyrë nuk e nis eksperiencën e tij të dytë në krye të Kukësit siç pritet, pasi rezultatet në fushën e lojës janë shumë larg asaj që pretendohej.

Në një situatë të tillë tekniku, Gega është ndarë përfundimisht me verilindorët, duke vendosur të largohet nga Kukësi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku falënderon të gjithë stafin dhe skuadrën.

“Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Gega në “Insta-Story”.

Nuk ka vonuar dhe njoftimi nga klubi i Kukësit, ku thuhej se Gega ka paraqitur dorëheqjen te drejtuesit

“FK Kukësi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Pas rezultateve të ndeshjeve të para, trajneri Gega ka paraqitur dorëheqjen në klub dhe pavarësisht besimit që i është dhënë nga klubi, trajneri Gega nuk ka bërë kthim pas.
‘Falënderoj klubin dhe Presidentin e Nderit, Safet Gjici për mbështetjen dhe besimin. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët që kisha, por besoj se kjo është më e mira në këtë situatë’, u shpreh trajneri Gega.
Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Gega për bashkëpunimin dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruan Kukësi.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!