Vetëm dy muaj pasi u martua me gruan 50 vite më të re, ndahet nga jeta multimiliarderi austriak

schedule14:19 - 13 Gusht, 2024

schedule 14:19 - 13 Gusht, 2024

Austria ka humbur një nga figurat e saj më të famshme. Richard Lugner, multimiliarderi austriak 91-vjeçar, manjati i ndërtimit dhe pronari i qendrës tregtare vjeneze Lugner City, vdiq në vilën e tij në Vjenë, raportojnë mediat austriake.

Lugner ishte i njohur ndërkombëtarisht për kontributin e tij të gjatë dhe unik në “Opernball” të Vjenës, një nga ngjarjet më prestigjioze sociale në botë. Gjatë viteve të punës së tij, ai tërhoqi me sukses shumë yje të njohur dhe të pasur botërorë, aktore dhe yje seksi në këtë event ekskluziv, për të cilin pagoi shuma jashtëzakonisht të larta. Të ftuarit e tij me pagesë përfshinin të famshëm si Sophia Loren, Pamela Anderson, Paris Hilton, Kim Kardashian dhe Gina Lollobrigida. E ftuara e tij e fundit në shkurt të këtij viti ishte Priscilla Presley.

Jeta e Lugner nuk ishte e kufizuar në botën e argëtimit. Para disa vitesh ai kandidoi në zgjedhjet presidenciale të Austrisë, por nuk mori mbështetjen e duhur. Pavarësisht dështimit të tij në politikë, ai mbajti statusin e një personazhi publik me ndikim dhe shumëngjyrësh.

Austriaku i famshëm u martua për të gjashtën herë në qershor. E zgjedhura e tij, Simone Rylander, është pothuajse pesëdhjetë vjet më e re se ai. Së fundmi nisën historitë se ai kishte probleme shëndetësore. Në korrik ai iu nënshtrua një operacioni në zemër dhe më pak se një javë më parë u pa në shoqërinë e gruas së tij duke e ndihmuar të ecë me paterica./abcnews.al