Vetëm 9 minuta në fushën e blertë, talenti francez pranë largimit nga PSG

schedule11:56 - 1 Nëntor, 2023

schedule 11:56 - 1 Nëntor, 2023

I konsideruar si “e ardhmja” e sulmit “parisien” nga bordi i Paris Saint-Germain, sulmuesi francez, Hugo Ekitike u transferuar me shumë bujë në “Parc des Princes”, teksa pas një sezoni, si i huazuar te kampionët e Ligue 1, këta të fundit vendosën të paguanin plot 30 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

“Ylli” 21-vjeçar i sulmit ka regjistuar vetëm 9 minuta në fushën e blertë këtë sezon, teksa në përballjet e tjera, nuk është ulur as në stolin e rezervave, nga teknikut Luis Enrique, duke e shtyrë kështu lojtarin, të nisë një “aventurë” të re diku tjetër dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Këtu hyn në skenë, “Zonja e Vjetër”, me “bardhezinjtë” e Juventus, që e pëlqejnë shumë stilin e lojës së Ekitike dhe dëshirojnë ta afrojnë talentin francez, që në merkaton e dimrit, mirëpo “rekordmenët” e Serie A nuk janë të vetmit që janë vënë pas 21-vjeçarit, me disa klube të Premier League, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur, që kërkojnë shërbimet e francezit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!