Vetëm 8 pikë në 6 ndeshje, Egnatia merr vendimin për trajnerin

schedule20:49 - 27 Tetor, 2019

schedule 20:49 - 27 Tetor, 2019

Skuadra e Egnatias ka bërë një nisje sezoni për t’u harruar, duke grumbulluar vetëm 8 pikë pas gjashtë ndeshjeve të para në Kategorinë e Parë. Trajneri Ndriçim Kashami ishte në presion të madh dhe sot, ka ardhur dhe zyrtarizimi për largimin e tij nga stoli.

Klubi i Egnatias ka komunikuar largimin e trajnerit, me të cilin kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus. Në njoftimin e klubit, shkruhej:

Egnatia ndërpret bashkëpunimin me Ndriçim Kashamin.

“FK Egnatia ndërpret bashkëpunimin me  trajnerin Ndriçim Kashami. Pas rezultateve të dobëta drejtuesit kane vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus. FK Egnatia falënderon Kashamin për periudhën e bashkëpunimit dhe i uron suksese në vijim. Drejtuesit janë në negociata për të gjetur trajnerin e ri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!