Vetëm 4 orë kohë! Shkollat në Lezhë: Të hënën s’i pranojmë fëmijët pa sjellë kartelën e vaksinimit

schedule20:43 - 25 Shtator, 2020

schedule 20:43 - 25 Shtator, 2020

Ditën e hënë fëmijët në Lezhë nuk do të pranohen në shkollë nëse nuk kanë me vete kartelën e vaksinimit ose vërtetimin konsultor që janë vaksinuar. Absurdi qëndron në faktin që njoftimi për nxënësit është bërë ditën e sotme nga shkollat, ndërsa prindërit kanë vetëm 4 orë kohë nesër për të marrë vërtetimin. Kjo pasi nesër është e shtunë dhe puna në konsultore është me orar të reduktuar dhe të dielën e kanë pushim.

Por nëse nesër nga ora 08:00-12:00 prindërit nuk arrijnë që të marrin vërtetimin fëmijët e tyre të hënën nuk pranohen në shkollë. Shkollat nuk e kanë marrë aspak në konsideratë faktin që njoftimi është bërë në fundjavë dhe prindërit vendosen përballë faktit të kryer. Abc News ka siguruar njoftimin që drejtoritë e shkollave në Lezhë u kanë dërguar fëmijëve.

“Pershendetje! Ju lutem kujtoni edhe njehere nxenesit e klasave tuaja kujdestari megjithese i kemi lajmeruar ne cdo klase qe diten e hene te sjellin fotokopjen e karteles se vaksinimit ose vertetimin qe marrin ne konsultor qe jane vaksinuar sepse na duhet ti dorezojme tek perfaqesuesit e DSHP.

Asnje nxenes nuk mund te pranohet pa dorezuar kete dokument dite hene. Ju lutem mos e neglizhoni po kujtojuani sepse jane femi dhe harrojne. Cdo mesues fotokopjet e kartelave te klases do i dorezoje ne drejtori diten e hene. Ju faleminderit per mirëkuptimin” thuhet në mesazhin e shkollës drejtuar fëmijëve. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!