Vetëm 30% e sulmeve ruse në Ukrainë kanë objektiva ushtarakë, pjesa tjetër godasin civilët

schedule18:59 - 15 Korrik, 2022

schedule 18:59 - 15 Korrik, 2022

Rreth 70% e sulmeve me ruse në Ukrainë kanë pasur si objektiv civilët. Të dhënat i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Oleksandr Motuzianyk, raporton Ukrinform.

Lexo edhe: Humbi jetën në sulmin me raketa në Vinnytsia, publikohet foto e 4-vjeçares

“Sulmi tinëzar i djeshëm me raketa në qendër të një qyteti paqësor në Ukrainë është një tjetër provë e gjenocidit të Rusisë kundër Ukrainës. Kjo është shfarosja e ukrainasve si komb, kjo është një përpjekje për të thyer shpirtin e ukrainasve dhe për të ulur nivelin e rezistencës së tyre”, tha zëdhënësi.

Ai vuri në dukje se vetëm 30% e sulmeve totale nga pushtuesit rusë kishin objektiva ushtarakë, ndërsa 70% e mbetur u shkaktuan qëllimisht në qytete paqësore.

Në mbështetje të kësaj, Motuzianyk kujtoi sulmet me raketa ruse në Mariupol, Zaporizhia, Mykolaiv dhe qytete të tjera. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!