Vetëm 3 fitore dhe 3 barazime në 12 përballjet e para të sezonit. Kjo është pasqyra e rezultatve të “nëndetëseve të verdha” të Villarreal, me bordin që ka vendosur t’i japë fund “aventurës” të tekniku, Juan Jose Rojo Martina, i njohur ndryshe si Pacheta, në krye të pankinës së skuadrës spanjolle.
Përballja vendimtare për shkarkimin e 55-vjeçarit ishte humbja shokuese e fundjavës së shkuar, ndaj Athletic Bilbao, me “baskët”, që arritën të triumfonin me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, duke i dhënë skuadrës së Villarreal humbjen e 6-të për këtë fillim sezoni në kampionat.
Pas shkarkimit të 55-vjeçarit spanjoll, në krye të pankinës është emëruar përkohësisht, drejtori sportiv i klubit, Miguel Garcia, i cili do të qëndrojë në pankinë në transfertën e kësaj jave ndaj Atletico Madrid e më pas do të shfrytëzohet ndërprerja e kampionatit për të emëruar një tjetër trajner. /i.m /abcnews.al