Kanë mbetur vetëm 24 orë nga çerek finalja e Dance Reality Shoë “T’ka mami yll” dhe provat sot kanë qenë me shumë emocione. Profesor Albi Nako është marrë me të gjithë fëmijët një nga një, duke parë performancat dhe padyshim ka evidentuar çdo gabim.
Me ndihmën e Dorit, ai ka dhënë edhe këshilla të vyera, të cilat fëmijëve do t’i mbesin gjatë në memorie. Ndërkohë, nuk na mbetet veçse të presim. Sfidat e plota të fëmijëve do t’i shohim nesër gjatë spektaklit të së shtunës në orën 21:00 në ekranin e ABC.
/abcnews.al