Vetëm 2 vjeçe, vajza e Cardi B arrin 500 mijë ndjekës në Instagram brenda 24 orësh

schedule12:32 - 22 Shtator, 2020

schedule 12:32 - 22 Shtator, 2020

Vajza e Cardi B dhe Offset, Kulture, është në rrugën e saj për t’u bërë e famshme si prindërit.

Të shtunën, reperja njoftoi se hapi një llogari për fëmijën e saj 2-vjeçar në aplikacionin e rrjeteve sociale.

“Ndiqni në Instagram të ri, shumë gjëra të bukura vijnë për fëmijë”, shkroi Cardi B, 27 vjeçare.

Brenda 24 orësh, Kulture grumbulloi gjysmë milion ndjekës në Instagram. Deri në këtë shkrim, dy vjeçarja ka mbi 680,000 ndjekës, me numrat në rritje për çdo minutë e orë.

Në biografinë e vogëlushes, u zbulua se llogaria e saj drejtohet nga e ëma dhe se pëlqen gjithçka rozë. Vogëlushja ndërkohë ndjek vetëm nënën dhe babanë e saj, Offset, 28 vjeçar. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!