Vetëm 15 për qind e izraelitëve duan që kryeministri Benjamin Netanyahu të mbetet në krye të qeverisë pas përfundimit të luftës me Hamasin në Gaza.
Megjithatë, shumë ende mbështesin strategjinë e tij për të shtypur militantët e Hamasit, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar këtë të martë nga Instituti i Demokracisë së Izraelit (IDI), raporton Reuters.
Sipas sondazhit të IDI, 56 për qind e të anketuarve e shohin vazhdimin e ofensivës ushtarake si mënyrën më të mirë për të liruar pengjet, ndërsa 24 për qind mendojnë se një shkëmbim me 1000 të burgosur palestinezë do të ishte zgjidhja më e mirë.
Vetëm 15 për qind e izraelitëve duan që Netanyahu të mbetet kryeministër pas përfundimit të luftës në Gaza.
Rivali politik i Netanyahut dhe partneri aktual në qeveri, Benny Gantz, mori mbështetjen e 23 për qind të të anketuarve, ndërsa rreth 30 për qind e tyre nuk treguan se ndaj kujt po priren.
Sondazhi u krye me 746 të anketuar nga data 25 deri më 28 dhjetor, me një besueshmëri të re prej 95 për qind, njoftoi IDI./abcnews.al