Vetëhidhet nga pallati 30-vjeçari në Tiranë

schedule19:12 - 1 Shkurt, 2021

schedule 19:12 - 1 Shkurt, 2021

Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga pallati ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur në Yzberisht, ndërsa mësohet se 30-vjeçari me iniciale L.M.,  ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:50, në Yzberisht, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi L. M., rreth 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë  në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!