Juristi Çlirim Gjata në studion e “Mbrëmja ABC” ka folur rreth vetëdorëzimit të Klement Balilit i njohur si “Eskobarit të Ballkanit”.
“Nëse sukseset e qeverisë maten me 2 vjet e gjysmë për arrestimin e një kriminei nuk e di se cili do quhej sukses. Ne kemi të bëjmë me një film dhe jo me një operacion. Ai doli nga shtëpia ku u takua dhe u përqafua dhe nuk pamë asnjë polic aty vetëm gazetarë. Unë nuk e di pse nuk i bëjnë gazetarët policë?! Kushti ka qenë i tillë se dorëzohu se na duhesh në këtë situatë të vështirë politike. Akuzat janë dhe mund të jenë super të rënda sa janë provat. Provat, fakti, dëshmitë deri më tani nuk janë të faktuara. Ekziston vetëm një dosje. Kjo çështje e tij do të vijojë duke shtyrë hetimet. Deri më tani kemi biseda mes kolegësh sepse ai pret të lirohet për mungesë provash”./abcnews.al