Vështirësitë e të jetuarit me kafshë me traumë, Najada Elmazi: Më kanë ndryshuar jetën

schedule11:57 - 24 Janar, 2021

schedule 11:57 - 24 Janar, 2021

Në emisionin “Enxhi në botën e kafshëve”, e ftuar në këtë episod ishte regjisorja Najada Elmazi. Najada tregoi për vështirësitë e të paturit 2 mace të adoptuara me trauma të kaluara, dhe dashurinë për të adoptuar sa më shumë kafshë.

“Duan shumë impenjim, përkushtim. Unë po punoj çdo ditë me to, duke qenë se vijnë nga rruga dhe kanë kaluar traumë pasi janë ende të frikësuata dhe pas një viti, nuk afrohen me njeri. Do kisha adoptuar mace pafund, aq shumë i dua.”, tha ajo.

Për të dhënë një mesazh për adoptimin e kafshëve, Najada tha: Adoptoni kafshë, por kujdesuni për to. Mos i merrni dhe t’i flakni sërish në rrugë. Mendojeni mirë para se të adoptoni kafshë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!