Fshati Adriatik në Kurbin është një nga më të goditurit nga këto përmbytje.
Rrugët janë kthyer në lumenj si pasojë e vërshimeve. Për gazetaren e ABC News, Xhoana Çallaku banorët atje tregojnë se po përjetojnë ditë të vështira mes ujit që ka pushtuar banesat, oborret dhe tokat e tyre.
Dëmet që kanë pësuar janë të mëdha si brenda shtëpive ashtu dhe në bageti, shpendë e të mbjella.
Në qakun Lezhë, Bashkia Kurbin është më e prekur nga reshjet e shiut. 8 familje të evakuuar, dhjetëra banesa të rrethuara nga uji, dhe mbi 2 mijë hektarë tokë bujqësore e përmbytur.


