MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka njoftuar zyrtarisht se ka anuluar linjën e planifikuar hekurudhore HS2 nga Birmingham në Manchester, kjo për shkak te vështirësive financiare.
Sunak tha se qeveria do të investojë 36 miliardë paund të kursyera nga HS2 në projekte të tjera transporti në të gjithë vendin – duke përfshirë një sërë skemash rrugore.
HS2 kishte tejkaluar në kosto dhe planet tha Sunak, duke shtuar: “Faktet kanë ndryshuar dhe gjëja e duhur për të bërë kur faktet ndryshojnë është të kesh guximin për të ndryshuar drejtimin”.