Veshje mbrojtëse për mjekët, fabrikat e “Armani-t” kanë tashmë një mision fisnik

schedule15:36 - 27 Mars, 2020

schedule 15:36 - 27 Mars, 2020

Giorgio Armani ka bërë një njoftim special së fundmi.

Të gjitha fabrikat e tij të prodhimit të modës do shndërrohen në prodhuese të veshjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët.

Përveç këtij gjesti fisnik, ai ka zgjedhur të dhurojë edhe 2 milionë dollarë për spitalet e Bergamos, Piacenzas dhe Versilias.

Kujtojmë se personazhet e famshëm nuk kanë qëndruar aspak indiferentë ndaj kësaj situate, por kanë ndihmuar në mënyrën e tyre, shpesh duke dhuruar edhe shifra të majme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!