Veshja që Meghan Markle zgjodhi në funeralin e Elizabeth nuk ishte rastësi

schedule08:50 - 21 Shtator, 2022

schedule 08:50 - 21 Shtator, 2022

Më 19 shtator, Dukesha e Sussex dhe burri i saj Princi Harry, si pjesa tjetër e familjes mbretërore britanike, morën pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey, për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes më jetëgjatë.

Rreth 2,000 krerë shtetesh, personalitete dhe anëtarë të ftuar të publikut ndoqën ceremoninë, e cila u pasua nga një ceremoni private për familjen mbretërore në Kështjellën e Shën Gjergjit.

Meghan Markle, siç pritej, vodhi vëmendjen pamjen me pamjen e saj elegante dhe shik, të cilën e zgjodhi posaçërisht për këtë rast. Më konkretisht, Dukesha e Sussex-it iu përmbajt një zgjedhjeje të njohur, një fustan me pelerinë Stella McCartney tërësisht i zi, duke e kompletuar look-un me një kapele me buzë të gjerë.

Markle veshi të njëjtin fustan ngjyrë blu të Stella McCartney në një koncert të vitit 2018 për ditëlindjen e 92-të të Mbretëreshës në Royal Albert Hall.

Fustani i zi me qafë të lartë ra poshtë gjurit, duke përmbushur kodin mbretëror të veshjes që thotë se zonjat duhet të veshin fustane ose pallto të zeza deri tek gjuri.

Markle gjithashtu i la stolitë e saj të flasin për nder të mbretëreshës Elizabeth, duke veshur një sërë vathësh me perla dhe diamante që thuhet se i janë dhënë nga vetë monarkia e ndjerë.

Ekspertja e bizhuterive, Alexandra Mitchell më parë tha për Hello! se vathët me perla dhe diamanti ishin të preferuarat personale të mbretëreshës dhe se ajo shpesh ia jepte familjes së saj.

“Ekziston mundësia që këto t’i jenë dhënë Meghan nga vetë Mbretëresha, gjë që për Meghan është një gjest prekës nga ana e saj, t’i vesh ato gjatë procesionit të Mbretëreshës,” shpjegoi Mitchell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!