Veshja që Kate Middleton nuk do ta përdorte kurrë në jetën e saj të përditshme

schedule08:34 - 6 Shtator, 2022

schedule 08:34 - 6 Shtator, 2022

Pamjet zyrtare të Kate Middleton janë përkufizimi i elegancës. Dukesha e Kembrixhit zgjedh linja që nxjerrin në pah figurën e saj të lakuar, ndërsa dukjen e saj e plotëson gjithmonë me një palë taka të larta nga të preferuarat e saj Aquazzura ose Alessandra Rich.

Nga viti 2011 deri në vitin 2014, ajo tregoi një dashuri të veçantë për takat e larta nudo të LK Bennet, të cilat i vishte mjaft shpesh.

Megjithatë, në paraqitjet e saj të përditshme, gruaja e Princit William shmang këtë stil të veçantë të këpucëve, dhe jo pa arsye, pasi nuk shquhet për komoditetin e saj.

Llogaria në Instagram, Royal Fashion Police, ka publikuar një kolazh perfekt fotosh të Kate Middleton, në të cilat shohim stilin e saj jashtë detyrës, kur është në udhëtim apo kur po shijon pazaret.

Siç do ta shihni në fotot, nëna e tre fëmijëve ndan takat dhe zgjedh pako, atlete apo këpucë me takë minimale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!