Thierry Mugler u bë i famshëm në vitet ’80 dhe ’90 pasi pushtoi botën e modës me stilin e tij të çuditshëm dhe veshi emra të mëdhenj si Cindy Craëford, Naomi Campbell dhe Demi Moore. Suksesi tjetër që e bëri atë të famshëm ishte lancimi i parfumit Angel në 1992, i cili konsiderohet si ndër më të mirët të të gjitha kohërave.
Vitet e fundit, marka e veshjeve ka filluar të shfaqet shpesh në tapetin e kuq, gjithmonë duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet mbresëlënëse. Tani, një fustan i ri nga koleksioni Pranverë/Verë 2021 është bërë qendër e vëmendjes. Aktorja Megan Fox e veshi atë në MTV Movie & TV Awards, ndërsa Dominique Jackson e zgjodhi gjatë shfaqjes në shtëpi.
Njerëz të tjerë të famshëm, mes të cilëve Kim Kardashian, Miley Cyrus dhe Madison Beer kanë preferuar stile të ngjashme nga koleksioni, duke i dhënë edhe më shumë vëmendje shtëpisë së modës. /abcnews.al