Veseli: Në pritje të zgjidhjes së demarkacionit me Malin e Zi

schedule14:30 - 14 Nëntor, 2017

schedule 14:30 - 14 Nëntor, 2017

Kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli deklaroi se vendi do të vijojë të ruajë marrëdhëniet e mira me malin e Zi në pritje të zgjidhjes së cështjes së demarkacionit. Ai premtoi se nuk do të lejohet që marrëdhëniet e mira mes dy vendeve të cënohen duke i uruar anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO vendit fqinj. Por Veseli theksoi në fund të deklaratës së tij se çdo çështje do të zgjidhet në mënyrën më të duhur për të ruajtur sovranitetin e dy vendeve./abcnews.al