Veseli: Albin Kurti po del i dobët dhe mashtrues, Kosova rrezikohet

schedule20:38 - 27 Shkurt, 2020

schedule 20:38 - 27 Shkurt, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe, ndërsa ka theksuar se Albin Kurti duke u shantazhuar, po djeg veten më shpejtë sesa kanë pritur të tjerët.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti po del që është edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Asgjë e re nga Albini! Të paktën, ta respektonte të drejtën e autorit. Sepse, vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar.

Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!