Tirana mund të humbë një tjetër lojtar të rëndësishëm këtë verë, pasi ka shitur lojtarë si Seferi, Totre e Toli.
Një tjetër futbollist që ka oferta është mesfushori qendror, Vesel Limaj.
Sipas Panorama Sport për shërbimet e tij interesohen klube nga Turqia dhe Ukrainë, por nuk zbulohet ndonjë emër konkret.
Limaj ka qenë një nga lojtarët e spikatur të Tiranës që vjet doli kampione, ndërsa në vendin tonë ka luajtur edhe me Bylisin e Kukësin. / abcnews.al