Vesa Luma kujton të atin e ndjerë: Sa do të doja ta njihje tim bir që po trashëgon shumë nga ti

schedule15:48 - 27 Shtator, 2022

schedule 15:48 - 27 Shtator, 2022

Kjo e martë për Vesa Lumën është një ditë ndryshe nga të tjerat, pasi babai i saj i ndjerë do të festonte ditëlindjen.

Këngëtarja e ka kujtuar përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë këngën “Sa mall”, të cilën e ka publikuar në vitin 2016 si një dedikim për të atin.

“Urime ditëlindjen në parajsë baba. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti.

Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”, ka shkruar Vesa krahas këngës.

Kujtojmë që këngëtarja aktualisht jeton në Zelandën e Re së bashku me të birin dhe bashkëshortin, reperin e njohur, Big Basta. Ata herë pas here vijnë në Shqipëri, por jetën e tyre e kanë krijuar tashmë atje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!