Vesa Luma ka reflektuar mbi karrierën e saj artistike ndërsa ka shprehur mirënjohjen ndaj atyre që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të vështirë, siç e ka quajtur ajo. Teksa ka ndarë disa foto nga koncerti i mbajtur për festat e Nëntorit, Vesa shprehet se ndihet me fat që Shqipëria e rriti artistikisht.
“Nuk është më 28 Nëntori por dua të them prapë…jam me fat, shumë me fat që Shqipëria më rriti artistikisht, ma dha kulturën e punës, u trajnova ndër vite nga njerëzit më të ngritur e të çmuar të muzikës e televizionit.
(Nuk ka ndonjë motiv të caktuar ky postim…thjesht dua që sa herë të kem mundësinë të shpreh mirënjohjen për njerëzit që më kanë ndihmuar të eci në rrugë të vështirë që ky profesion ka.)“, ka shkruar Vesa.
View this post on Instagram
/abcnews.al