Sulmeve të shumta nga komentuesit serbë nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Vesa Luma. Peticioni drejtuar kompanisë Apple për t’i dhënë Kosovës vendin që meriton në hartën e saj, ka bërë që shumë komentues serbë të vërshojnë me komente se Kosova është pjesë e tyre.
Këngëtarja ka postuar në Instagram disa mesazhe që ka marrë nga disa përdorues serbë. “Çfarë zgjimi i mëngjesit, kjo fushata e ktyre. Merruni me jetën tuaj njerëz, Kosova kurrë nuk ishte as nuk do të jetë e juaja”, ka shkruar Vesa krahas postimit.
Kujtojmë që pre e këtyre sulmeve ra edhe moderatorja Albana Osmani, e cila nuk ka nguruar t’ju përgjigjet komenteve që ka marrë në profilin e saj në Instagram. “Largohuni paqësisht nga profili im. Nuk mund ta ndryshoni historinë. Kosova është Kosovë dhe është zemra e Shqipërisë. Me mirësjellje po ju kërkoj të mos më shkruani më mesazhe.”, ka shkruar ajo. /abcnews.al/