Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Verstappen pranë mrekullisë/ Formula 1, kampioni i botës fiton në Katar, shpreson titullin

schedule12:53 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 12:53 - 1 Dhjetor, 2025

Formula 1 tërheq si magnet jo vetëm për shpejtësinë e jashtëzakonshme të saj, por edhe për kthesat e papritura të sezonit, kthesa që nuk janë vetëm gjatë garave në pistë.

Një e tillë ndodhi në Çmimin e Madh të parafundit të Kampionatit Botëror, në Katar, të cilin e fitoi Maks Verstapen. Kampioni i botës, i cili ishte hequr nga lista për një kohë të gjatë këtë vit, tashmë është vetëm 12 pikë larg vendit të parë dhe mund ta mbrojë titullin.

“Holandezi fluturues” edhe pse nuk u nis nga vendi I parë, sepse provat zyrtare I fitoi Oskar Piastri i Meklarenit, e tregoi veten që në kthesën fillestare. Lando Norris duhej të fitonte që të shpallej kampion I botës, por Verstapen e parakaloi menjëherë duke mbetur prapa Piastrit.

Konkurrimi vazhdoi i ashpër, me ndalesat për ndërrim gomash në bokse, dhe ndryshim pozicionesh, por gjithsesi makina Red Bull sot është diçka tjetër.

Pas kaosit të rreth 50 xhirove, ajo i dha mundësi më në fund pilotit më të mirë të botës që të kryesonte madje me diferencë. Verstapen e mbylli garën me rreth 8 sekonda epërsi ndaj Piastrit, ndërsa piloti tjetër i Meklarenit, Norris, përfundoi vetëm në vendin e katërt.

Renditja është e tillë: 408 pikë për Norrisin, 396 për Verstapenin dhe 392 për Piastrin. Finalja do të jetë në 7 dhjetor në Abu Dabi ku do të zhvillohet Çmimi i fundit i Madh i sezonit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!