Max Verstappen po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës në Formula 1. Piloti holandez i Red Bull Racing, kryeson renditjen e përgjithshme, ndërsa sot në Çmimin e Madh të Silverstone në Angli, përjetoi panik, frikë, por edhe zemërim.
Lewis Hamilton e nxori nga gara në xhiron e parë, teksa kampioni në fuqi u penalizua me 10 sekonda në bokse. Pavarësisht kësaj, 36-vjeçari i Mercedes fitoi garën dhe festoi gjatë në fund të saj me tifozët e pranishëm.
https://streamable.com/6um8s0
Verstappen nuk e ka pritur aspak mirë një gjë të tillë, duke reaguar me anë të një postimi. 23-vjeçari nuk i kursen thumbimet për rivalin anglez, teksa shkruan këto fjalë:
“Jam i lumtur që ndihem mirë. Shumë i zhgënjyer që u nxora jashtë gare në këtë mënyrë. Penaliteti nuk na ndihmon dhe nuk mund të quhet drejtësi lidhur me manovrën që kreu Lewis në pistë.
Glad I’m ok. Very disappointed with being taken out like this. The penalty given does not help us and doesn’t do justice to the dangerous move Lewis made on track. Watching the celebrations while still in hospital is disrespectful and unsportsmanlike behavior but we move on pic.twitter.com/iCrgyYWYkm
— Max Verstappen (@Max33Verstappen) July 18, 2021
Po shihja festimet e tij teksa unë gjendesha akoma në spital, ishte mungesë respekti dhe sjellje aspak sportive, por ne vazhdojmë përpara“, shkruan në rrjetet sociale lideri i kampionatit në Formula 1. /abcnews.al