Max Verstappen nuk e ka lëshuar vendin e parë as në Sprint Race, duke e mbyllur para pilotit të Ferrari, Charles Leclerc.
Kampioni i botës merr 8 pikë, një më shumë se rivali i tij me “Kokëkuqen” dhe nesër do ta nisë nga vendi i parë garën në Çmimin e Madh të Austrisë.
#F1SPRINT CLASSIFICATION (LAP 23/23)#AustrianGP #F1 pic.twitter.com/HgGJdiVo0O
— Formula 1 (@F1) July 9, 2022
Në rreshtin e dytë do të niset Carlos Sainz, i cili pas tij (në vendin e katërt) pilotin e Red Bull, Sergio Perez. Në zonën e pikëve u renditen edhe Ocon, Magnussen dhe Hamilton. / abcnews.al