Verstappen nuk toleron në Barcelonë, makina lë në “baltë” Leclerc

schedule17:29 - 22 Maj, 2022

schedule 17:29 - 22 Maj, 2022

Max Verstappen nuk ka toleruar aspak në Çmimin e Madh në Barcelonë, pasi arriti të merrte dhe kryesimin, duke marrë edhe fitoren e katërt sezonale, dhe kjo është e 3-ta radhas, kjo edhe për shkak se shfrytëzoi maksimalisht mundësinë e dhënë, pasi makina e Charles Leclerc pësoi një defekt teknik.

Piloti monegask i Ferrarit u nis i pari në Barcelonë dhe bëri një garë fantastike deri në xhiron e 27, ku për shkak të një defekti teknik, u detyrua të tërhiqet nga gara dhe i la rrugën e lirë Verstappenit për të mbyllur garën në krye.

Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa podiumin e kompletoi Mercedesi i George Russell. Vlen të theksohet se në momentet e fundit Perez po arrinte Verstappen, por mori urdhër nga skuadra të mos e parakalojë dhe kjo e mërziti jo pak.

Piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz e mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa pas tij u pozicionua menjëherë britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton, që tregoi shenja përmirësimi, por është ende larg formës së një sezoni më parë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!